Hetuesit e tërmetit të L’Aquila takojnë homologët e Krujës për Thumanën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë pas ardhjes në Shqipëri mësohet se 5 ekspertët italianë kanë zhvilluar një takim në Durrës. Në këtë takim kanë marrë pjesë prokurorët e Krujës.

Sipas të dhënave në këtë takim janë analizuar faktet dhe hetimet e deritanishme të pasojave të tërmetit të 26-nëntorit, kryesisht në zonën e Thumanës.

Takimet e ekspertëve italianë do të vijojnë me të gjithë prokurorët që po hetojnë dëmet që la pas tërmeti shkatërrimtar, duke vazhduar më pas me Durrësin, Lezhën dhe Tiranën, ku në fakt të arrestuar pati vetëm në Tiranë që dëmet ishin edhe më të pakta.

Ekipi i ekspertëve italianë përbëhet nga 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Ata fillimisht patën një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa tashmë po njihen në detaje me dosjet e hetimit.

Në qytetin bregdetar janë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit që kanë nisur hetimet në objektet e rrënuara nga tërmeti. Konkretisht hetimi po kryhet në 6 objektet që shkaktuan viktima dhe hetimi tjetër për të paktën 200 objekte që kanë pësuar dëme të mëdha, por nuk që nuk kanë shkaktuar viktima.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestron e dosjeve me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmologjik për këto ndërtime, raportin e kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonit. /Fjala.al/

 

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV