Kodi Zgjedhor/ Eurodeputeti gjerman: Institucionet duhen respektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar.

Sipas Gahler, institucionet e rangut të Komisionit të Venecias duhet të respektohen nga palët e interesuara dhe të përfshira.

Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”, shkruan Gahler.

Varhelyi tha për herë të dytë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pritet nga Kuvendi dhe më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rivotohen.

Ndërkohë, Rama përveç reagimit të djeshëm nuk ka folur më për këtë temë ç’ka nënkupton se dekreti për kthim i Metës, kalon të enjten në Kuvend për votim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Lajme të tjera

Web TV