Kryeministri Rama dhe katër fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol mbërrijnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbërritën mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit bashkë me katër fëmijët që autoritetet shqitpare dhe ato libaneze mundën të nxjerrin shëndoshë e mirë nga kampi i Al-Holit në Siri.

Kryeministri Rama refuzoi t’i japë kredite mediave që kanë ndjekur prej muajsh situatën e shqiptarëve në Siri, teksa këmbënguli se qeveria e tij bashkëpunojë ngushtësisht me struktura të specializuara në ato territore.

Jo më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj (si gazetarë) nuk kemi pritur t’i gjejmë lokacionet përmes lajmeve. Ka një vit që punojmë ngushtësisht me struktura të specializuara në ato territore, s’kemi pasur probleme në asnjë çast, por natyrisht kemi pasur të bëjmë me operacione të ndërlikuara me futje në territore dhe ju e dini se nuk kemi marrëdhënie me regjimin e Damaskut dhe duhet leje-kalimi edhe nga ana e tyre dhe duhen parandaluar surpriza që mund të vijnë nga anë të tjera dhe kjo ka kërkuar punë më të detajuar nga strukturat tona,” u shpreh kryeministri, duke këmbëngulur se suksesi i aksionit u arrit falë bashkëpunimit mes strukturave shqiptare dhe atyre të gjeneralit libanez Abbas Ibrahim.

Rama tha se po bëhen të gjitha përpjekjet që operacioni të vijojë më tej me kthimin e të gjithë grave dhe fëmijëve të tjerë të mbetur në kampet e Sirisë.

I pyetur nëse qeveria ka një plan ri-integrimi në shoqëri për katër fëmijët e kthyer nga Siria, Rama tha se struktura është gati dhe se do të punohet bashkarisht me familjet e tyre.

Kreu i qeverisë tha se aktualisht plani është për të riatdhesuar vetëm shtetasit shqiptarë.

Lexo edhe :  Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Aksioni i fundit i ndërmarrë në Siri solli në Shqipëri Floresha Rashën, të venë e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës, së bashku me tre fëmijët e saj, Amarin, Emelin dhe Hatixhen, dy më të vegjlit të lindur në kamp.

Ashtu siç është deklaruar në media, Floresha kishte një plagë në trup dhe ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.

Bashkë me ta është kthyer edhe Endri Dumani, i larguar me motrën e tij Eva dhe babain e tyre./Re.D/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV