Marash Kumbulla, nga “mëkatar” në “hero”: Gabova i pari, por shënimin e golave e kam “ves”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20-vjeçari: Gabova tek goli i parë, por shënimin e golave e kam ves. Marash Kumbullës i kanë mjaftuar vetëm pak ditë për të shpalosur edhe një tjetër aspekt të lojës së tij, që nuk e kishim parë te Verona gjatë sezonit të shkuar.

Por, duke folur pas ndeshjes me Milanin, ku ai shënoi golin e barazimi 3-3, djaloshi nga Malësia e Madhe, u shpreh se gjithmonë e ka pasur “vesin” e golit. Është cilësuar si një nga premtimet më të mëdha të mbrojtjes në Kombëtaren kuqezi, por edhe në Serinë A, por, kanë mjaftuar vetëm pak ditë për të shpalosur edhe një tjetër aspekt të lojës së tij, që nuk e kishim parë te Verona gjatë sezonit të shkuar.

Por, duke folur pas ndeshjes me Milanin, ku ai shënoi golin e barazimi 3-3, që ishte i dyti në pak ditë, pas atij të fitores 2-1 të Romës në Ligën e Evropës ndaj Jang Bojs të Bernës, djaloshi nga Malësia e Madhe, u shpreh se gjithmonë e ka pasur “vesin” e golit. “Gjithmonë kam qenë një qendërmbrojtës, por e kisha atë zakonin e shënimit, – ka rrëfyer për Marash Kumbulla, duke folur për rrjetin prestigjioz sportiv “Sky Sport”. – “Vitet e fundit kam luftuar më pak për të shënuar, por gjithmonë e kam pasur atë instinkt”, – shtoi i riu, i cili më pas shtoi se nga goditjet e këndit është edhe më e lehtë të shënohet.

Topat që të vijnë në zonë janë interesantë dhe është më e lehtë të shënosh nga një goditje këndi”, – tha qendërmbrojtësi, i cili vijoi: “Për fat të mirë topi shkoi në shtyllën e dytë dhe unë arrita të shënoj.” Kumbulla e pranon se ka shumë për t’u përmirësuar, sikurse e pohon gabimin për golin e parë që Roma pësoi kundër Milanit mbrëmë. “Unë mund të përmirësohem shumë në gjithçka, – ka thënë ai. – Kam bërë një gabim që mund ta kisha shmangur. Për fat të mirë shënova dhe e kompensova atë. Po integrohem mirë falë shokëve të skuadrës dhe shpresoj të përmirësohem.”

Lexo edhe :  200 mijë tifozë në shëtitore, Napoli feston titullin kampion

Por 20-vjeçari i Kombëtares kuqezi është mirënjohës për gjithçka i ka dhënë skuadra e mëparshme, Verona. “Jeta ime ka marrë një përshpejtim të dukshëm falë Veronës dhe trajnerit Juriç, – pohoi Kumbulla. – Ata më dhënë menjëherë besim, pastaj këtë vit u përmirësova dhe isha në gjendje të luaja si titullar në Serie A. Tani shpresoj me Romën të bëj sa më mirë të jetë e mundur”, – ka përfunduar qendërmbrojtësi i skuadrës kryeqytetase.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV