“Sami Frashëri” në Paskuqan? Veliaj: Gënjeshtër e madhe e Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e quajti gënjeshtër të madhe deklaratën e Kryemadhit e cila u shpreh se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan.

Ai theksoi se kryetarja e LSI mundohet të hapë panik për kapital politik.

Kryetarja e LSI-së ka rreth 30 vite që ia fut kot! Thotë të pavërteta, hap panik, mundohet të shfrytëzojë fatkeqësitë apo vuajtjet e dikujt për kapital politik. Ajo është një kartë e djegur. Mjafton të shihni sot fillimin e punimeve të rruga e Barrikadave, ku ka qenë ish-shkolla ime e vjetër “Sami Frashëri”, një projekt që është bërë me dashuri, është financuar nga qeveria shqiptare. Do të jemi pasnesër bashkë me Ogertën për inspektim te shkolla “Sami Frashëri”. Është pjesë e projektit të rindërtimit, që përfshin edhe 10 shkolla të tjera, pra 11 në total. Por, si gjithmonë, kryetarja e LSI-së hap panik, gënjen publikisht, pa u skuqur fare. T’i vijë turp sepse panikos prindër dhe fëmijë që nuk i kanë asnjë borxh, as asaj, as familjes së saj, as LSI-së. Shkolla e re do ndërtohet në kohë rekord dhe besoj do kapim vitin tjetër shkollor. Shkolla shkon nga 24 klasa në 48 klasa, me 7 laboratorë. Për nga vlerat e arkitekturës, si çdo shkollë e re, si shkolla “Kosova”, “Servete Maçi”, “Betim Muço”, si shkolla “Ardian Klosi”, si shkollat e reja që po ndërtohen në Institutin Bujqësor, te Don Bosko dhe Shqiponja, do i rrisin vlerën pronës. Prona, ose vlera e ndërtesës apo apartamenteve rritet kur janë edhe institucionet arsimore pranë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë asnjë gjurmë në Tiranë.

Lexo edhe :  Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Nëse Lul Basha dhe Monika Kryemadhi më gjejnë një shkollë që bënë gjatë qeverisjes së tyre në Tiranë, unë do ta lë këtë pozitë sepse them kanë lënë një gjurmë në këtë qytet. Por ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është për të ardhur keq që një drejtuese partie, që para ca kohësh ishte në Parlament, as nuk e di që Paskuqani i bie në një Bashki tjetër. Pra si mund të ndërtojë Bashkia e Tiranës një shkollë në një Bashki tjetër? Pse jo në Tropojë, ose Kukës? Kështu thjesht diskreditohen ata që i thonë ato gënjeshtra. Besoj që shumë njerëz që për 30 vite bëjnë pyetjen: Këta personazhe që janë mbajtur me paratë e taksapaguesit, çfarë gjurme kanë lënë? Përgjigjja, fatkeqësisht është: Zero, asnjë gjurmë”, theksoi Veliaj.

Më herët kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shkolla “Sami Frashëri” do të zhvendoset në Paskuqan. Sot kryebashkiaku e mohoi kategorikisht këtë gjë.\

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë,...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

Lajme të tjera

Web TV