Kodi Zgjedhor, “Venecia” pranon kërkesën e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Në letrën e drejtuar Metës, shkruhet se në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

Kjo përgjigje vjen në një kohë kur politika shqiptare është përfshirë nga debate të ashpra, pasi presidenti dekretoi kthimin e ligjit në Kuvend për Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë, komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Metës, ndërsa pritet që raporti i komisionit të votohet ditën e enjte në Kuvend.

LETRA E PLOTE

I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV