Antisemintizmi/ Osmani: Bota të na bashkohet në këtë luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.

Ajo falenderoi Shqipërinë për ndërmarrjen e këtij forumi, Osmani tha se ky duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë, se si të veprojmë të bashkuar për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit.

“Po përballemi me një armik që shkon kundër civilizimit. Nuk ka asnjë justifikim për format e diskriminimit. Janë akte kundër dinjitetit. Duhet të bashkojmë forcat në luftën kundër antisemitizmit. Komuniteti hebre kërkon konfirmim nga të gjithë ne për të luftuar kundër antisemitizmit, në mënyrë që të kemi një të ardhme sa më të mirë. Përgëzoj Shqipërinë për hapin e rëndësishëm që ndërmori. Shqiptarët e kuptuan shumë kohë më parë se si duhen përkrahur hebrenjtë. Pak e dinë historinë e Shqipërisë në rang global dhe të gjitha përpjekjet e tyre që kanë bërë në lidhje me hebrenjtë.

Kjo është një mundësi e madhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë kapitull, por edhe një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar se si të veprojmë të gjithë bashkë për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ecur përpara në këtë drejtim. Konfirmoj gatishmërinë e Kosovë dhe përpjekjen e popullit tonë për të mbështetur çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit. Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Kemi ndërmend të ndërmarrim një program edukimi lidhur me luftën kundër antisemitizmit, se si të edukojmë të rinjtë në lidhje me këtë”, u shpreh Osmani ndër të tjera.

Ndërkohë nga qeveria shqiptare kanë folur në këtë forum edhe Ruçi, Balla si dhe kryeminsitri Rama. Ky Forum u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në të po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vende të tjera të rajonit.

Lexo edhe :  Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV