Topalli prezanton ‘Lëvizjen për Ndryshim’: Nuk do qëndroj anash dhe të hesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jozefina Topalli ka prezantuar sot projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Topalli është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë.

Duke iu bashkuar këtij grupimi të ri, Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qëndruar anash dhe e heshtur.

Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.

Jam e inspiruar nga shpresa e të rinjve. Nga kauza dhe nga mbështetja, sot këtu, brenda dhe jashtë sallës. Shumë pedagogë, mjekë, nëpunës, qytetarë dhe sipërmarrës janë këtu.

Dua të falenderoj dhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E qartë që kemi përpara një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është ekonomike, sociale, morale, shëndetësore etj. E trishtueshme është kur sheh si vendi po boshatiset.

E vendosur jam të mos qëndroj anësh dhe të mos hesht. Nuk kam frikë, dhe jam sot me këta të rinj për t’i mbështetur për këtë projekt të ri. Ekonomia jonë është tkurrur, dhe për shkak të dështimit tonë si kolektiv për të përgatitur vendin për të ardhmen.

Vendet e punës po shkatërrohen, bizneset po mbyllet. Shumë shkolla po mbyllen se rrethet nuk kanë fëmijë. Studentët kanë kufizime të pamerituara. Vazhdojmë të jemi një vend ku ka tensione. Nuk rriten rrogat por rriten çmimet. Jemi në një vend që po zbrazet.

Këto janë disa nga indikatorët. Mungesa e besimit mbizotëron në të gjithë vendin. Sfidat që po përballemi janë reale. Nuk ka as qeveri, as opozitë, as Gjykatë të Lartë. Nuk kemi kohë me prit, jemi 6 muaj nga zgjedhja.

Fushata ka filluar me ata 3 që bashkohen për të ruajtur karriget dhe llogaritë private. Këta të 3 veprojnë sikur Shqipëria është pronë e tyre.

Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ta, kush duhet të punojë dhe jo, sa do marrë dhe sa jo. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Duke thënë gënjeshtra mendojnë se do zhdukin të vërtetën, por jo,” deklaroi Topalli, ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë në kohën e qeverisjes së Berishës.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti,...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca. Ai për një emision...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV