Presidentja e KE jep shpresë: Vaksina mund të jetë gati në dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Komisioni Evropian  ka ndarë 100 milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin.

Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.

Ajo tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së po punojnë në drejtim të unifikimit të rregullave dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sepse, siç tha “situata është shumë e rrezikshme”.

Deklaratat e saj u bënë një ditë para se krerët e shteteve ose qeverisë të vendeve anëtare të zhvillojnë një takim, në të cilin do të diskutojnë për harmonizimin e rregullave të udhëtimit brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe funksionalizimin e një aplikacioni telefonik për luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç”, tha Ursula von der Leyen.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të këtij muaji ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Vendet evropiane kanë raportuar për rritje të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19. Shumica e këtyre vendeve tashmë kanë ndërmarrë masa shtesë të izolimit kundër përhapjes së koronavirusit.

 

Të fundit

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë...

Lajme të tjera

Web TV