Sulm terrorist në Katedralen e Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm terrorist ka ndodhur mëngjesin e sotëm në katedralen e Notre Dame, në Nicë të Francës. Mediat e huaja bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sulmi terrorit ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Bëhet me dije se tashmë zona është rrethuar nga antiterrori dhe është arritur të bëhet i mundur vënia në pranga të autorit.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, ka bërë një deklaratë në Twitter: ‘Unë jam me [policinë] që arrestoi autorin e sulmit. Konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.’

Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një ekstremist islamik, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes./Re.gu/fjala.al

Të fundit

Sazani në duart e Trump, Rama miraton projektin

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me...

Konflikte mund të lindin në dashuri…çfarë thonë yjet për ju sot

DASHI Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka gjatë ditës së sotme. Dot të jetë një ditë e ngarkuar me punë dhe rekomandohet të kërkoni ndihmë...

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre gjyqtarë të shkarkuar më parë...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Lajme të tjera

Web TV