Zbulimi befasues për çiftet që grinden shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha çiftet që grinden shumë, duket se janë më shumë të dashuruar se të tjerët. Është ky zbulimi i bërë nga një studim amerikan i Universitetit të Michigan, i publikuar në revistën “Journal of Marriage and Family”.

Mund të duket paradoksale, por partnerët që zihen shumë, duhen më shumë, në krahasim me të tjerët që shmangin konfliktet.

Në të vërtetë bëhet fjalë për ato çifte të cilët shprehin mendimet e tyre ndryshe, pa u ndrojtur nga tensionet dhe ballafaqimet.

Janë të shumtë ata që mendojnë se një lidhje e shëndetshme bazohet në ndjenja, numrin e përkëdheljeve dhe puthjeve, kapjet e dorës apo buzëqeshjet, por studimi i fundit befason.

Gjatë debateve në çift, këshillohet që të mos përdoren argumente që kanë të bëjnë me të kaluarën, duke u përqendruar vetëm tek e tashmja.

Megjithatë mbani parasysh, se këndvështrimi juaj, jo domosdoshmërisht është ai i duhuri, ndaj dëgjoni me më shumë vëmendje mendimin e partnerit/es.

Nëse kuptoni se keni gabuar, pranojeni. Dhe nëse mendoni se debati po kthehet në një lloj akuze, pushoni pak dhe mendoni. Duhet të mësoni të kontrolloni inatin dhe mërzinë.

Gjithashtu personat mendje hapur, kanë më shumë mundësi që të jetojnë një lidhje të lumtur. Nuk mund të jetohet në lumturi, nëse nuk mësohet të respektohet mendimi i tjetrit dhe ta dëgjoni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Lajme të tjera

Web TV