Rama: Basha pret të vdes unë që të bëhet kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha. Kreu i qeverisë tha nga foltorja e parlamentit se Basha pret që “biologjia të kryejë rrotacionin politik”.

Kryeministri tha se Basha pret që “unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër”.

Rama thumboi edhe presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin dhe “doktor Peço Vasilin”.

Sipas Ilir Metës ky parlament nuk ka ilegjimitet për të bërë punën e tij. Meta sfidoi parlamentin me kthimin e kodit. Sipas Metës, iu që jeni këtu iu kam sjellë unë me Taulant Ballën dhe disa alienë. Iu kemi gjetur në hënë, në Mars dhe në Jupiter. Në fakt jo, gjithë që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit. Ata kanë firmosur për ju.

Madje për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Tani Meta thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje, ju jeni aksident i dobishëm. Keni arritur të bëni atë që nuk do bënim dot po të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre.

Luli pret që biologjia të kryejë rrotacionin. Unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër. Strategjia është prit biologjinë, ndërkohë bën hajgare me aritmetikën“, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV