Pandemia/ Spanja në gjendje të jashtëzakonshme edhe gjashtë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri në fillim të muajit maj 2021. Me këtë masë, rajonet e vendit kanë mbështetje ligjore për të vendosur kufizime të lëvizjeve në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me mbi 3 milionë të infektuar.

Përgjigja e saj ndaj pandemisë shpesh është penguar nga grindjet politike, por qeveria këtë herë arriti të mbledhë vota të mjaftueshme në parlament, për të mbështetur zgjatjen e një dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ka pasur shqetësime për pasojat e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi vendi tashmë po vuan recesionin e tij më të keq, që nga fundi i luftës civile të viteve 1930.

“Më duket shumë, njerëzit nuk e durojnë dot”, tha një banore e Madridit, Angela Suarez.

“Ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ne paguajmë qira, fatura, po mendojmë, si do t’ia bëjmë?”, i tha ajo agjencisë Reuters. Qeveria tha se gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet e lëvizjes ishin të pashmangshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas disa muajsh përpjekjesh dhe sakrificash, duke mos qenë në gjendje të bëjnë atë që bënin më parë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa në parlament.

“Por nuk është koha për të relaksuar masat, kemi përpara, javë dhe muaj shumë të vështirë”, shtoi ai./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual...

Shkodër-Lezhë, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58...

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr....

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një klauzolë e rëndësishme në marrëveshjen...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Lajme të tjera

Web TV