Kallashnikov dhe 70 fishekë në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV