Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare Sir Sean Connory

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm me origjinë skoceze Sir Sean Connery, i njohur për rolin e tij në filmat e James Bond, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, të cilët konfirmuan se Connery ishte i sëmurë prej disa kohësh.

Për vite me radhë Sir Sean Connery është cilësuar si aktori që e ka portretizuar më mirë agjentin 007.

Megjithatë, Connery ishte disi i luhatur për sa i përket marrëdhënies me karakterin e agjentit të spiunazhit duke u tërhequr më shumë se një herë nga ky rol.

Ai fitoi çmimin e tij të parë Oscar në vitin 1988 për rolin e tij polic irlandez në filmin “The Untouchables”.

Aktori ka bashkëpunuar dhe me regjisorin e famshëm Alfred Hitchcock për filmin triler psikologjik “Marnie”.

Thomas Sean Connery lindi në Fountainbridge, Edinburg dhe ishte nuk ngurronte të shfaqte krenarinë për origjinën e tij nga Skocia.

Sean Connery u kurorëzua me titullin “Sir” nga Mbretëresha Elizabetë në vitin 2000./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të...

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Ish-Presidenti u la pas hekurave/ Avokati: Ilir Meta nuk mposhtet kollaj

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të...

Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është "prioriteti ynë",...

Lajme të tjera

Web TV