“Do diskutojmë orarin”/ Tomini: Lokalet në ish-Bllok do të mbyllen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka deklaruar se lokalet në zonën e ish-Bllokut, do të mbyllen dhe sipas saj, kjo gjë është e sigurt.

E ftuar në “Opinion”, Tomini shtoi se mbetet vetëm për tu vendosur orari që do të kufizojë këto biznese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt,”, theksoi ajo.

Përsa u përket mbylljes së universiteteve, Tomini tha se situate do të mbikëqyret çdo dy javë, për të bërë sërish ndonjë tolerim.

 “Këto grupmosha janë transmetues shumë të mirë të virusit. Ardhja e vjeshtës favorizon grumbullimet e tyre. Madje ishin grumbullimet e tyre që na çuan në një vendim të tillë. Vetëm maska nuk do të ishte elementi i domosdoshëm, pasi do duhen dhe elemente të tjera. Do kishim shpërthime epidemike në këto struktura, ndaj dhe vendosëm nisjen e tyre online. Kjo është një masë e përkohshme, pasi do të monitorohet situata çdo dy javë dhe do të rigjykohet situate.”, u shpreh ajo.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 241 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Wayne Rooney kritikon sulmuesin Alexander Isak: “Po shkon në rrugën e gabuar”

Wayne Rooney bëri debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, duke lëshuar menjëherë fjalë të ashpra ndaj sulmuesit suedez Alexander...

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka përfunduar në një plazh pranë...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Lajme të tjera

Web TV