Me shpejtësi deri në 189 km/h, Policia gjobit tre turistët në aksin Sauk-Teg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vazhduar edhe këtë fundjavë, kontrollet me radar në aksin Sauk-Teg. Përveç qytetarëve shqiptarë, ka hasur edhe tre shoferë që jetonin jashtë Shqipërisë.

Si rrjedhim, u vunë 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për këta drejtues mjetesh rezidentë në një nga vendet e BE-së.

21 Leje Drejtimi  u pezulluan në pak orë kontroll, nga të cilat 10 për shpejtësi mbi dyfishin e lejuar dhe 11 se ishin të dehur.

Dy nga të këta të fundit u arrestuan. Radari regjistroi 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Policia Rrugore apeloi për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjerë të rrugës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Frika nga një tërmet shkatërrues, autoritetet greke hapin çadra për qytetarët

Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët...

Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak të rolit të tyre në...

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë...

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore...

Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për mikrofonin e ABC News se është hartuar një plan...

Lajme të tjera

Web TV