Formula 1, “Mercedes” shpallet për të 7-tën herë “kampione e botës” për konstruktorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra gjermane “mbyll hesapet” në Imola, Hemiltoni korr fitoren e 9-të në 13 gara. Formula 1 ka kurorëzuar të dielën skuadrën e “Mercedes”-it, për të 7-tin sezoni radhazi, si kampione të botës për konstruktorë.

Kjo erdhi pasi dy makinat e skuadrës gjermane mbërritën të parat në finishin e garës së Imolas, me Ljuis Hemiltonin që korri fitoren e 9-të në 13 gara.

Ljuis Hemilton fitoi të dielën duelin me Valteri Botasin në Çmimin e Madh të Emilja Romanjës, ndërsa skuadra e “Mercedes”-it siguroi, për të 7-tin sezon radhazi, titullin e “kampiones së botës” në Formula 1 për sezonin 2020, pasi çarja e një gome në Imola nxorri nga gara Maks Verstapenin.

Piloti britanik i mbijetoi sfidës së 5 xhirove të fundit me shokun e tij të skuadrës, pas daljes dramatike nga gara të pilotit të “Red Bull”-i, duke iu shkëputur Botasit, i cili kryesoi në xhirot e para, i ndjekur nga Verstapeni.

Holandezi pati marrë vendin e dytë, duke u nisur nga ai i 3-ti, ndërsa Hemiltoni humbi një vend, madje rrezikoi të zbriste në të 4-tin, pas sulmit të Daniel Riçiardos, në atë që ishte një nisje dramatike e garës. Por finlandezi i “Mercedes”-it u thirr për të ndërruar gomat, i ndjekur nga Verstapeni, ndërsa Hemiltoni u la të vazhdonte, me shpresë për të fituar kohë ndaj rivalit holandez në betejën për vendin e dytë.

Por futja në përdorim e makinës virtuale të sigurisë i dha britanikut mundësinë të futej për të ndërruar gomat e të dilte sërish i pari, vend të cilin ai nuk e lëshoi deri në fund, ndërsa në xhiron e 51-të, Maks Verstapeni pësoi çarjen e gomës dhe doli nga gara, ndërsa kjo ishte një ditë zhgënjyese për “Red Bull”-in, pasi edhe piloti tjetër, Aleksandër Albon, e mbylli në vendin e fundit.

Lexo edhe :  Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Ndërkaq, podiumin në Imola e plotësoi australiani i “Renault”, Daniel Riçiardo, i cili la prapa rusin Daniil Kviat. 10-shen e të parëve e plotësoi Sharl Lëklerk me “Ferrari”, i ndjekur nga Sebastian Perez i “Racing Point”, ndërsa vendin e 7-të dhe të 8-të e morën dy makinat e “MekLaren”, me pilotët Karlos Sainz dhe Lando Norris, ndërsa dy vendet e fundit të pikëve i mori dyshja e Alfa Romeos, Kimi Raikone-Antonio Xhovinaci.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

1914 – Austro-Hungaria ultimatum Serbisë, ndezet fitili i Luftës së Parë Botërore

Pas atentatit të 28 qershorit 1914 në Sarajevë, ku u vra arkiduka Franz Ferdinand – trashëgimtari i fronit austro-hungarez...

Berisha: Të nisin hetimet për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit Ilir Meta

Sali Berisha foli sot edhe për gjendjen në paraburgim të aleatit të tij, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur prej 21 tetorit...

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet...

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e...

Përfundon ‘saga’ për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet/ Kushërira e Lapajt bëhet deputete

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në...

Lajme të tjera

Web TV