Mësimi online në Universitet/ Vokshi: Po shkelet ligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kundërshtuar me forcë vendimin e Qeverisë që mësimi në universitet të zhvillohet online.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vokshi tha se vendimi për të zhvilluar mësimin online është shkelje e ligjit, duke iu referuar nenit 59 të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton: Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: a) Studime me kohë të plotë, b) Studime me kohë të zgjatur, Pra, Ligji nuk i njeh studimet në distancë (online).

Studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështetje për punësim, asnjë paketë ndihme.

Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti?

Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre?? Është më keq se në diktaturë. Por historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë“, shkruan Vokshi.

Kujtojmë që nesër (2 nëntor) nis viti akademik në Universitetet shqiptare. Por pritet që mësimi të mos zhvillohet pasi studentët kanë organizuar protesta.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt,...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Lajme të tjera

Web TV