Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është 41-vjeçari i arrestuar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Kristian Sula alias Bledar Gaçi i cili është dënuar në Itali me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sherr mes efektivëve të Policisë Bashkiake në Himarë, tre punonjës nën hetim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në...

Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit të ekstradojë babanë palestinez që vrau të bijën

Në kohën kur shtetasi i huaj që i mori jetën të bijës u largua në drejtim të paditur dhe po ashtu u morën disa...

Vrau në Lushnjë më 2019 Besnik Hidën, arrestohet i fshehur në Greqi 51-vjeçari!

Arrestohet i fshehur në Greqi 51-vjeçari i shumëkërkuar si anëtar i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, i akuzuar si bashkëpunëtor edhe në vrasjen...

Një hap tjetër drejt luftës nga India dhe Pakistani? Dy vendet shkëmbejnë sulme me raketa

Bota vazhdon të shikojë me ankth mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave gjatë natës...

Femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare në sondazh…

Bukuria shqiptare ka marrë gjithmonë vëmendje në mbarë botën dhe këtë herë një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më...

Lajme të tjera

Web TV