Premtimi i Bashës: Kur të bëhem kryeministër do anuloj ligjin për arsimin e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu  i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pedagogët ditën e hënë ku ka premtuar se në rast se do të vijë në pushtet, hapi i parë që do të ndërmarrë për arsimin është anulimi dhe zëvendësimi i ligjit aktual.

Basha shtoi se brenda 2 viteve të para do e çojnë sistemin arsimor në të njëjtin nivel me vendeve të rajonit.

“Ky diskutim ndodh në kuadrin e një emergjence. Dita e sotme do të kishte qenë një  ditë emergjence. Një nga hapat e parë është zëvendësimi i ligjit aktual me një ligj bashkëkohor të arsimit. E dyta që dua të theksoj është se asnjë politikë, program nuk ka efektivitet nëse nuk ka një investim apo financim. Kjo është arsyeja pse me anulimin e ligjit për arsimin e lartë, ne do të destinojmë mjete të mjaftueshme që brenda dy viteve të para, sistemi ynë të jetë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit” , u shpreh Basha ndër të tjera.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, Basha zhvilloi një takim edhe me studentët në “Qytet Studenti”.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Lajme të tjera

Web TV