Rindërtimi/Rama flet me shifra: Buxheti i vitit 2021 ka prioritet rindërtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama foli sërish për programin e rindërtimit, teksa iu premtoi banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 se brenda 2-3 muajve do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja. Rama deklaroi se procesi i rindërtimit po ecën shumë mirë dhe me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se banorët e Shijakut do të festojnë Vitin e Ri në banesat e reja individuale.

Programi i rindërtimit po ecën me ritme shumë të larta. Programi adreson një problem të mprehtë për mijëra familje, por krijon kushtet për një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm individësh. Nga ana tjetër, edhe pr/buxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pikërisht pasojat e tërmetit dhe të Covid-19.

Për programin e rindërtimit parashihen 28 miliardë lekë nga buxheti i vitit që po hyjmë. Është parashikuar gjithashtu edhe fondi prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qirasë, për familjet që do të vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie, deri kur të kthehen në apartamentet e reja. Këtë vit janë 34 mld lekë të buxhetit të vendosura në funksion të rindërtimit, prej të cilave 32 mld janë të alokuara plotësisht.

Deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë, për të cilat një masë për ditë e më e konsiderueshme banorësh po marrin çelësat. E gjithë pjesa tjetër e shumës është në themelet dhe strukturat e ndërtesave të reja, si dhe infrastrukturës rrugore e nëntokësore të atyre që do të jenë së shpejti lagje të reja, të ngritura nga e para në zonat e prekura nga tërmeti.

Qëllimi ynë mbetet deri në fund që shtëpitë e rindërtuara të jenë më të mira, më të forta dhe në shumë raste më të mëdha se shtëpitë, që humbën familjet nga tërmeti. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një politikë të mirëfilltë strehimi për të gjitha kurorat që ishin bashkë në një kulm në shtëpitë e shembura, për të cilat do të ndërtohen shtëpi të veçanta dhe po ndërtohen aktualisht“, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Kryeministri tha edhe një lajm të mirë për qytetin e Durrësit. Për të cilin tha se është arritur një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për investime direkte në zonat e prekura.

Në Shijak, Laç, Durrës dhe Fushë Krujë kemi tani më një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik, sepse behët fjalë për rindërtime që niset nga pyetja pse kjo është një krizë që duhet kryhet në një mundës, dhe kjo krizë po kthehet në një mundësi jo vetëm familje individuale, pro edhe për familje që do të jetojnë me standarde optimale.

Me Durrësin lajm i mirë është se më në fund kemi përfunduar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jemi gati për firmën përfundimtare thjesht do presim pak ditë. Ne po punojmë ngushtë me miqtë tanë në Emiratet e Bashkuar për një marrëveshje të re për investime direket në zonën e prekur.

Në zonën e Krujë-Vorë-Thumanë dhe Tiranë janë ndërtuar apo po ndërtohen 850 shtëpi individualë si dhe tre lagje të reja. Ashtu sikundër kemi faktikisht edhe një lagje të re në Krujë, për të cilën po punohet për shkak të terrenit sfidues dhe për të pasur një projekt që të jetë një prurje e re.

Në Shijak kemi 270 banesa individuale që sic parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit të gjitha familjet do të hyjnë për vitin e ri në shtëpi. Ka filluar ndërtimi i 215 banesave në Manzë dhe banesave të para në Durrës”, tha Kryeministri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV