Apeli heq masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin në arrati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit urdhëroi ditën e hënë lirimin e biznesmenit Isuf Berberi, i përfshirë në dosjen e prokurorisë për abuzimet pranë AKBN-së.

Ai është bashkëpronar i kompanisë së hidrokarbureve  “Phoenix Petroleum”. Ai u arratis ditën që do të ekzekutoheshin urdhër-arrestet, por tanimë është Gjykata e Apelit që heq masën e sigurisë ndaj tij.

Në dosjen hetimore për zyrtarët e AKBN që u arrestuan disa ditë më parë, thuhet se kompania amerikane “Black Swan Energy Services”, i dërgoi email ministrit Damian Gjiknuri dhe disa krerëve te institucioneve përgjegjëse, duke bërë të ditur se bosët e “Feniks” kishin falsifikuar tetë fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë, për shërbime që nuk i kishin marrë prej tyre.

Drejtorja ekzekutive e kompanisë amerikane, Eva Peza, ka konfirmuar se është në dijeni të situatës me shoqërinë “Feniks Petroleum” sh.a., faturat e së cilës arrijnë shumën 1.290.000 USD. Kjo shtetase ka konfirmuar se faturat janë të falsifikuara, pasi “Blac Swan Energy Services” (BSES) nuk ka punuar asnjëherë për këtë shoqëri.

Zonja Peza sqaron se përfaqësuesit e “Feniks” kërkuan prej tyre për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi, por duke qenë se ata i zvarrisnin gjërat, kompania që ajo përfaqëson nuk iu dha shërbime. Madje, drejtorja ekzekutive ngre dyshime se ata i kopjuan firmën dhe ia përdorën për faturat e falsifikuara.

Për këtë të fundit, Peza ka informuar përmes një emaili të datës 17 maj 2016 ministrin Gjiknuri, por nuk del qartë nëse ky i fundit ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me skandalin.

Nga hetimet e Prokurorisë, të nisura pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria “Fenix” nuk ka të regjistruar në kontabilitetin e saj asnjërën nga 8 faturat e listuara dhe as ndonjë faturë tjetër të lëshuar nga shoqëria “Black Swan Energy Services”, si dhe nuk ka kryer asnjë transaksion bankar me këtë shoqëri.

Lexo edhe :  Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

“Nga ky fakt rezulton se përfaqësuesit e shoqërisë kanë pasur dijeni se ato janë të falsifikuara dhe i kanë përdorur vetëm në marrëdhënie me Albpetrolin dhe AKBN me synimin e qartë për të evituar ekzekutimin e Garancive Bankare të depozituara pranë AKBN”, theksohet në dosje.

Kujtomë se skandali i falsifikimeve të kësaj kompanie çoi në arrestimin e tetë zyrtarëve, ndërsa Berberi u shpall në kërkim.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana...

Vulosen zgjedhjet e 11 majit/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë Çupi u shpreh se opozitarët...

Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”

Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit...

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më...

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht versione të orkestruara të këngëve...

Lajme të tjera

Web TV