Martini: Pritja mori fund, Teuta është tanimë gati, Skënderbeu, kundërshtar i vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Teutës, Edi Martini, e ka cilësuar si të vështirë pritjen mëse dymujore për nisjen e sezonit të ri dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë që topi po rrotullohet sërish. Shkodrani i stoli durrsak e ka vlerësuar lart kundërshtarin e radhës, Skënderbeun. Një periudhë e mundimshme, që po zgjaste pa fund dhe që po e vështirësonte gjithçka gjithnjë e më tepër. Kështu e ka cilësuar trajneri i Teutës, Edi Martini, pritjen mëse dymujore për nisjen e sezonit të ri.

“Problemi më i madh ka qenë programimi i planit stërvitore, – ka deklaruar ai. – U mësuam gjatë pandemisë me gati dy muaj e gjysmë pushim. Pastaj edhe motivimi ishte çështje në vete. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht. Jam mësuar me presion edhe kur isha futbollist. Presioni është pjesë e punës sonë dhe më pëlqen kjo gjë.” Për këtë arsye, shkodrani i stoli durrsak nuk e fsheh kënaqësinë që topi po rrotullohet sërish dhe 45-vjeçari thekson se grupi i lojtarëve është gati.

“Normalisht jemi gati, – ka pohuar Martini. – Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin. Sidoqoftë, të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme.” Trajneri i Teutës e ka vlerësuar lart kundërshtarin e radhës, Skënderbeun. “Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar, – ka thënë ai. – Bëhet fjalë për një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet.”

“Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë”, – ka shtuar Martini, i cili foli edhe për pritshmëritë për titullin. “Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar, – është përgjigjur Martini. – Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin “kampion”.”
“Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit”, – ka shtuar trajneri i Teutës, i cili ka zbuluar se Blerim Krasniqi nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Skënderbeut, ndërkohë që nuk ka probleme për Rustem Hoxhën. I pyetur në lidhje me pozicionin e Dejvi Bregut, a shikohet ai si fantazist për të zëvendësuar Kallakun, Martini shprehet: “Dejvi është një djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol.”

Lexo edhe :  Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

“Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë, – ka vijuar trajneri shkodran. “Mundësitë e shumta për përzgjedhje në sulm? Normalisht konkurrenca është e mirë, duke pasur që vjet ktheja kokën nga stoli dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Ishin djem të rinj. Sivjet kemi shumë lojtarë”, – shprehet trajneri i Teutës, ndërkohë që në fund u pyet nëse fitorja është opsioni i vetëm kundër Skënderbeut.

“Ne do hyjmë në çdo ndeshje për fitore, nga fillimi e deri në fund. Jemi ndërtuar të tillë dhe eksperienca e lojtarëve na bën të flasim kështu, sikurse edhe ajo që kanë paraqitur në fushën e lojës, grinta, dëshira dhe pjekuria që kanë. Normalisht kur fiton Kupën dhe Superkupën fiton edhe më shumë eksperiencë dhe fiton vetëbesim”, – ka përfunduar Edi Martini.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në...

Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në territor nga ku janë zbuluar dhe asgjësuar 1,288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Shërbimet e...

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e saj të parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Lojtarët e skuadrës, nën drejtimin e trajnerit...

Sulm me thikë në aeroport, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi...

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke kritikuar ndikimin në rritje të...

Lajme të tjera

Web TV