Nis sot edicioni i ri futbollistik, midis 5 sfidave të Superiores spikat Tirana-Kukësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis sot edicioni i ri futbollistik 2020-2021. Në të gjitha fushat sot do të zbresin skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për javën e parë të edicionit. Siparin do ta ngrenë tre sfida të Kategorisë Superiorë që këtë vit zhvillon edicionin e 82-të.

Në ora 13:45 nisin përballjet Tirana-Kukësi, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani. Pak më vonë, në ora 16:45 do të nisin edhe dy duelet e tjera të javës Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia. Tirana vjen këtë sezon me statusin e kampiones në fuqi, ndërsa Apolonia dhe Kastrioti janë dy skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë.

Në ora 14:00 do të nisin edhe 8 sfidat e javës së parë të Kategorisë së Parë, si edhe ato të Kategorisë së Dytë.

Të dielën e kaluar u luajtën ndeshjet e para të Kupës në Shqipërisë edhe kampionatet e moshave.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV