Kush është ushtaraku që Ilir Meta i mbulon fytyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vizitës në Izrael presidenti Ilir Meta ka vlerësuar njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për ndihmën e dhënë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Meta vizitoi gjithashtu edhe bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

Gjatë këtyre takimeve ajo që bie në sy është mbulimi i fytyrës së një prej ushtarakëve izraelitë.Në fotot e bashkëngjitura të njoftimit për shtyp të dërguara nga Presidenca, stafi është kujdesur për t’i mbuluar fytyrën njërit prej ushtarakëve izraelitë, i cili me sa duket është pjesë përbërëse apo drejtuese të strukturave të Shërbimit Sekret Inteligjent Ushtarak të Izraelit, i quajtur AMAN.Në të tria fotot e shpërndara nga Presidenca, fytyra e ushtarakut është e mbuluar. Ndërsa pjesa tjetër e Forcave izraelite të Mbrojtjes është e dukshme bashkë me gjeneralin e tyre, Tamir Yadai. Ndihma e dhënë për tërmetin

Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrimet e operacioneve dhe të teknikave të kërkim-shpëtimit, duke vënë në dukje se “personeli i Njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti”.

Me këtë rast Meta vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Nga ana e tij, gjenerali Major Tamir Yadai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar theksoi se “kur planifikuam të udhëtojmë drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t’u jemi mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t’ju rikthyer nderin me anë të mbështetjes. Sepse motoja jonë është: ‘Të shpëtojmë jetë, pa kufij!’./Fjala.al/

Të fundit

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë…

Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i...

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë,...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV