Ahmetaj në Laç: Po përgatisim vendim për të përzgjedhur familjet sipas prioritetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kantierin e rindërtimit në Laç së bashku me ministrin Arben Ahmetaj.

Nga atje Ahmetaj tha se po përgatitet një procedurë me vendim të Këshillit të Ministrave për javën që vjen, vendim i  cili do të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet, ku thekson se prioritet do të kenë ata në nevojë.

Aty ku qendra e qytetit po rilind shumë më e bukur dhe më e fortë se natën e tmerrshme të 26 nëntorit, kur u godit fort duke lënë jashtë pa shtëpi qindra familje, të cilat së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada.

Prisnim ministrin e strehimit të Turqisë për shkak të fatkeqësisë e kanë anuluar ardhjen. Me vendim qeverie i kaluar bashkisë edhe ndërtimin  shkollës. Do jetë këtu në këtë zonën lart. Duhet menduar që së bashku me kompaninë turke të ketë harmoni e gjithë struktura e ndërtimit”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ai shton se “Po përgatisim një procedure me vendim të KM për javën që vjen  që të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet. Familjet në nevojë janë prioritizim më pas familjet në përgjithësi do të hidhet një short në këshillin bashkiak, me një komision. 1+1 do hidhen më vete 2+1 më vete dhe 3+1 më vete”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës...

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim zyrtar,...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Lajme të tjera

Web TV