Nuk mbanin maskën në rrugë, Policia ndëshkon 609 qytetarë në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit vihet re se është rritur ndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve në krahasim me disa ditë me parë. Ditën e sotme 609 qytetarë u ndëshkuan me gjobë 3.000 lekë pasi qarkullonin pa maskë në rrugë.

Gjithashtu është gjobitur dhe administratori i një lokali me 1.000.000 lekë për muzikën pas orës 20:00, si dhe për mosrespektimin e masave anticovid.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 609 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, administratori i një lokali, pasi gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në ambientet e këtij lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

Të fundit

Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit....

“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi bën “lëmsh” banorët, ja si reagoi Loredana

Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip! Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të...

Gjendet i vdekur në oborrin e banesës 62-vjeçari/ Trupi i pajetë u gjet nga familjarët

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës. Burime bëjnë me dije se 62 vjeçari...

Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani i përgjigjet zërave që thonë se është delfini i Ramës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e disa prej 43 migrantëve të mbajtur në qendrat...

Lajme të tjera

Web TV