Topi rrotullohet… më në fund!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një pritje që ka zgjatur pafund, teksa nuk po dukej as “dritë në fund” të tunelit, por më në fund, ka ardhur dhe, pas, një prove gjenerale, të zhvilluar të dielën me ndeshjet e turit të 32-shes së Kupës së Shqipërisë, që përcaktoi 16 skuadrat që vijojnë më tej betejën për trofeun e dytë, futbolli shqiptar ka ngritur zyrtarisht siparin e sezonit të ri me takimet e javës së parë të të 3 niveleve të Kampionatit Kombëtar.

Dhe natyrisht vëmendje ka qenë tek 5 duelet e nivelit më të lartë, Kategorisë Superiore, aty ku sytë ishin përqendruar tek përballja midis kampiones dhe nënkampiones së sezonit të shkuar, Tirana i ka dhënë leksion pragmatizmi Kukësit, duke fituar 2-0 dhe “shfryrë” egon e rivalëve verilindorë. Ka qenë një nisje fantastike kjo e së mërkurës për kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore.

Edhe pse me 6 mungesa në formacion, Tirana arriti t’i mposhtnin verilindorët e trajnerit Skënder Gega, të cilët janë, të paktën në letër, një ndër skuadrat më të forta të kampionatit. Ndërkaq, Kastrioti ka befasuar Partizanin në “uverturën” e këtij sezoni të Kategorisë Superiore, duke e mundur kampionen e para dy sezoneve në Stadiumin e Kamzës me rezultatin 2-1.

Krutanët treguan grinte dhe në minutën e 20-të shënuan me anë të brazilianit David. Një 11-metërsh në pjesën e dytë i barazoi shifrat, pasi Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë. Por, në fund ishte Rezi që me një gol mjaft të bukur i dha goditjen finale skuadrës së Ilir Dajës dhe kështu Kastrioti e nis kampionatin me tre pikë. Ndërkaq, në Ballsh, vendasit e Bylisit kërkuan me ngulm të triumfonin kundër Laçit.

Lexo edhe :  Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Por skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri serb, Dovedan, shënoi madje e para me Hadrojin, por në fillim të pjesës së dytë kurbinasit barazuan me Nuabuezen me 11-metërsh. Bylisi ngulmoi të shënonte golin e fitores, por pa sukses dhe gjithçka u mbyll në barazim 1-1 në “Adush Muça” e të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Ashtu sikundër bënë në përballjen e mbrëmjes edhe Teuta me Skënderbeun.

Kështu, nuk pati fitues në “Niko Dovana, teska Teuta e Edi Martinit ngeci në një barazim 1-1 me Skënderbeun e Julian Ahmatajt, që zhvilloi një takim të mirë dhe e meritoi pikën. Rubin Hebaj gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të, duke u ndihmuar edhe nga një devijim i Mensah. Por Skënderbeu riktheu baraspeshën në minutën e 34-t, kur portieri Frashëri gabon në dalje, përplaset me një mbrojtës të ekipit të tij.

Përfiton aty Jorgo Meksi, i cili goditi saktë me një parabolë, duke i dhuruar një pikë shumë të rëndësishme ekipit korçar me golin e tij. Ndërkaq, në takimin tjetër të mbrëmjes, Vllaznia e nisi sezonin e ri në Kategorinë Superiore duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Apoloninë. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç e mbizotëruan plotësisht sfidën në “Loro Boriçi” duke treguar vendosmëri në fushë.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, por kuqeblutë mund ta kishin zhbllokuar sfidën në pjesën e parë pasi shpërdoruan disa raste. Megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Boshnjaku Haris Dilaver zhbllokoi takimin në minutën e 53-të, ndërsa ish-futbollisti i Tiranës dhe Luftëtarit, Ismael Dunga, realizoi gol sapo u fut në fushë, 8 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Lajme të tjera

Web TV