Tajlandë/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar faqet pornografike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dhjetra qytetarë në Tajlandë kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë për të bllokuar faqet e shumta të pornografisë, duke përfshirë edhe Pornhub.

Në fakt, rreth 190 portale janë bllokuar në të gjithë vendin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se bllokimi do të vazhdojë me synimin jo vetëm për të bllokuar faqet pornografike, por edhe lojërat e fatit që zhvillohen online, të cilat janë të paligjshme në Tajlandë.

Ministria e Ekonomisë theksoi se ky vendim nuk ka lidhje me një video me pullë të kuqe që përfundoi në internet, duke u shpërndarë në faqe të ndryshme dhe ku protagonist i saj ishte një emër shumë i njohur në vend.

Menjëherë, pas vendimit të qeverisë, me qindra qytetarë iu bashkuan protestës në rrjetet sociale me hashtagun #SavePornhub, duke e shndërruar atë në një temë kryesore vetëm brenda pak orëve.

Pra, komplet spontanisht, në internet lindi një protestë, ku mjaftuan vetëm pak orë për të shpërthyer në rrugë kundra qeverisë.

Ne kërkojmë që hyrja në Pornhub të jetë falas. Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin”, u shprehën një grup aktivistësh.

Referuar të dhënave nga Pornhub, Tajlanda është në mesin e 20 vendeve më të mira për trafikun ditor, duke theksuar se një përdorues tajlandez shpenzon mesatarisht 11 minuta dhe 21 sekonda kohë, duke parë materiale të ndryshme në portalin pornografik./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV