“I bindur që do dalin faqebardhë”/ Meta: Ja çfarë më tha Thaçi në bisedën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta zbuloi bisedën e fundit që ka patur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kam biseduar me Thaçin. Ka qenë në shtëpinë time. Ishte i qetë për akuzat. Nuk kam frikë më tha”, tha Presidenti.

Ai u shpreh se Serbia po bën çdo gjë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

 “Nuk është diçka e papritur. Ka patur një dyshim dhe janë dhënë qindra miliona euro për ngritjen e Gjykatës Speciale. Serbia ka furnizuar me shpifje Hagën, ka ndodhur kështu edhe me Haradinajn dhe Limajn. Kjo është një përpjekje për të kontribuar në shpërbërjen e shtetit të Kosovës dhe njollosjen e luftës së UÇK-së. Kjo gjykatë është një kosto për atë që Kosova ka arritur. Ishte edhe një kompromis i SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kuptohet se kemi të bëjmë me akuza politike.”, tha Meta.

Kreu i shtetit, apeloi po ashtu për unitet të politikës kosovare, duke shtuar se çështja kombëtare është më e madhe se dasitë që mund të ketë mes tyre.

“Mesazhi im ka qenë dhe është për unitet për këto çështje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin dhe dinjitetin e shtetit të Kosovës. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës, për të parë përtej interesave afatshkurtra. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq edhe më periferike bëhen efektet e një inskenimi të tillë, që bëhen për të bllokuar shtetin e Kosovës, për të bllokuar njohjet e saj dhe për të vënë në pikëpyetje përpjekjet e saj për integrimin. Shpreh solidaritetin tim më të thellë me popullin e Kosovës, Thaçin, Veselin e Krasniqin! Jam i bindur që do dalin faqebardhë”, tha Meta.

Lexo edhe :  Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen, pasi u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Berisha nuk lë rast pa sulmuar kreun e SPAK: Është bërë mburojë e Edi Ramës

Si në çdo dalje të tij, Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Sipas Berishës, Dumani hesht...

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve apo zaptimeve pa leje. Prej...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

Lajme të tjera

Web TV