Biden: Çdo votë do të numërohet, qeverisja jonë është zilia e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për President nga demokratët, Joe Biden ka ritheksuar se çdo votë duhet të numërohet.

Në një konferencë për mediat, Biden u shpreh se demokracia amerikane është zilia e botës, duke shtuar se duhet të kemi vetëm durim për të pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Vullneti i fituesve e zgjedh presidentin e Amerikës. Çdo votë do të numërohet. Demokracia ndonjëherë është e rrëmujshme e kërkon durim, qeverisja jonë është zilia e botës.

Senatorja Herris dhe unë besojmë se do jemi fituesit. Numërimi po përfundon dhe shumë shpejt do merreni vesh rezultatin. Ata që numërojnë votat ju përshëndesim nga larg”, u shpreh Biden ndër të tjera.

Presidenti aktual Donald Trump është ankuar disa herë për procesin e numërimit të votave. Sipas tij gjatë procesit janë kryer manipulime dhe ai do t’i padisë këto ngjarje. Megjithatë padia e parë nga Trump për votimet në Michigan u refuzua, ndërkohë që së fundmi dhe OSBE ka dhënë verdiktin e saj duke thënë se zgjedhjet në SHBA janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Lajme të tjera

Web TV