Lila trondit Milanin, e mund 0-3 në “San Siro”, kuqezinjtë pësojnë humbje pas 24 ndeshjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Francezët dhurojnë të papriturën në takimin e sjellë për sportdashësit nga Rrjeti i RTSH-së. Liga e Evropës ka luajtur të enjten ndeshjet e 3-ta të fazës së grupeve. Dhe, përveçse ka sjellë në kanalin RTSH Sport në kohë reale, duke nisur nga ora 18:55 e deri në ora 23:00 të gjithë golat e të 24 takimeve të mbrëmjes, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 1 edhe përballjen më të spikatur, atë midis Milanit dhe Lilës.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka nisur të enjten rrugëtimin e fazës së grupeve të sezonit të saj të ri, një sezon që do të vijë sërish në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe, përveçse ka sjellë në kanalin RTSH Sport në kohë reale, duke nisur nga ora 18:55 e deri në ora 23:00 të gjithë golat e të 24 takimeve të mbrëmjes, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 1 edhe përballjen më të spikatur, atë midis Milanit dhe Ligës.

Takimi i zhvilluar në Stadiumin “San Siro” të Milanos, ka parë francezët ta mbyllin në epërsi pjesën e parë, falë një 11-metërshi të saktë të Jusuf Jazëxhësë në minutën e 22-të. Përkundër pritshmërie për një reagim të Milanit, është skuadra mike që do të gjejë golin e dytë në minutën e 55-të, sërish me anë të sulmuesit të saj turk. Vetëm 3 minuta më pas, Jazëxhë do ta gjejë edhe një herë tjetër rrugën e rrjetës, duke nënshkruar kështu 3-golëshin e tij personal në këtë takim.

Përtej përpjekjeve të vendasve, që i patën shanset, por edhe kundërsulmeve të rrezikshme të miqve, Milani mundet kështu me rezultatin 0-3 përballë Lilës, që merre kreun e renditjes së grupit H me 7 pikë, një më tepër sesa italianët.

Lexo edhe :  Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV