Johnson ‘tradhton’ Trumpin/ Ja si i komenton ankesat e tij për votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson theksoi se ai ka besim në kontrollet dhe ekuilibrat e kushtetutës amerikane, pas pretendimeve për mashtrim në procesin e numërimit nga Donald Trump.

Johnson theksoi se do të bashkëpunonte me këdo që do të dilte fitues i garës, teksa ka këmbëngulur se duhet të pritet me patjetër rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pasi ende shumë vota në vendet vendimtare janë pa u numëruar.

I pyetur nëse do t’i mungonte Trump, i cili ka qenë mbështetës i Johnson, nëse ai do të largohej nga ‘Shtëpia e Bardhë’, Johnson tha:

“Le të jemi të qartë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të punojë gjithmonë shumë, shumë ngushtë me këdo që është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ky do të jetë rasti, pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve.”

Presidenti aktual Donald Trump ka bërë një sërë ankesash në rrjetin social Tëitter duke pretenduar se numërimi i votave po manipulohet.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.2...

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli, qyteti turistik vendos ligjin dragonian

Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga...

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën foto nga një sekuestrim i rreth 1,500 merimangave, të gjetura brenda enëve plastike që ishin fshehur në...

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Lajme të tjera

Web TV