FSHF rrit numrin e të huajve në fushë, nga 4 në 5 lojtarë, pritet zyrtarizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten, në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, u zhvillua, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv të saj.
Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF-së sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorisë Superiore të moshave, Nën-17-vjeçarët dhe Nën-19-vjeçarët, dhe Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave.

Në njoftimin e shpërndarë nëpërmjet faqes së vet zyrtare në Internet, organizmi që qeveris futbollin në vend raporton për vendime të rëndësishme, por nuk bëhen publike hollësitë mbi këto ndryshime në rregulloret e kampionateve. Sipas burimeve, ndër temat delikate ka qenë ndryshimi i numrit të lojtarëve të huaj që lejohet të luajnë në Superiore, apo edhe në kategoritë e tjera.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë konfirmuar për RTSH Sport se sezonin aktual do të lejohet të luajnë njëkohësisht 5 të huaj, teksa lejoheshin katër të huaj në një ndeshje të Superiores. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është shpallur ende zyrtarisht. Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV