Veliaj: Për Kopshtin Zoologjik dhe “Sami Frashërin” do flasë puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik do të jenë sipas tij, dy xhevahiret e radhës në Tiranë dhe Lagjen 13.

Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet.

Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna”, shprehet Veliaj.

Ai thotë se puna nuk ndalet në Tiranë, pavarësisht sipas tij, të stërkëmbëshave të opozitës.

Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. Mjafton të shohësh letrat në Hagë të Lul Bashës, Saliut dhe të atyre që e votuan raportin e Dick Martit, nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Duhet të kuptojmë se e kemi të lidhur fatin këtu. Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona.

Sigurisht, acarohen kur bëjmë shkolla sepse ata nuk preken nga këto ndryshime. Për sa kohë ti e ke lidhur fatin me dikë tjetër, se bën Kopsht Zoologjik, se bën autostrada apo shkolla, je i painteresuar sepse nuk e ke lidhur fatin me Shqipërinë. Ne që e kemi lidhur fatin me këtë vend jemi të interesuar, por duhet të jemi edhe të bashkuar”, nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Duke u ndalur në sfidat që janë përpara, kryetari i Bashkisë kërkoi prej stafit të Lagjes 13 përfundimin në kohë të atyre pak dosjeve që kanë mbetur për dëmshpërblimet e tërmetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Lajme të tjera

Web TV