Një tjetër mjek shqiptar humb jetën për shkak të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër mjek shqiptar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se doktor Sedat Hoti nga Suhareka nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti. Sedati me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale.

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Therandës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti”, shkruan Kuqi.

Ndërkohë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në mesazhin e tyre.

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV