“Zoti na ndihmoftë”/ Ish-sekretari i mbrojtjes reagon pas shkarkimit nga Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper reagoi pas shkarkimit nga Presidenti Donald Trump.

Ai bëri një deklaratë në lidhje me vijueshmërinë e punës së tij në këtë post për Military Times.

 “Zhgënjimi im është që ulem këtu dhe them, ‘hm, 18 anëtarë të kabinetit. Më thoni një sekretar tjetër të Kabinetit që është është kthyer mbrapa në vendimin e tij.

A më keni parë në një skenë duke thënë: Nën udhëheqjen e jashtëzakonshme të bla-bla-bla, ne kemi bla-bla-bla-bla?”, tha ai.

Theksojmë se Esper e mbrojti Trump në shtator, pasi doli një raport që presidenti u ishte referuar ushtarëve të rënë dëshmorë në SHBA si “humbës” dhe “pinjollë”.

“Presidenti Trump ka respektin dhe admirimin më të lartë për anëtarët ushtarakë, veteranët dhe familjet e kombit tonë.”, tha Esper në atë kohë.

Por Esper këmbënguli sot se ai kishte bërë një punë të mirë duke ecur paralel me kritikat ndaj presidentit, ndërsa përpiqej që të qëndronte në kornizën e tij.

“Në fund të ditës duhet të zgjedhësh luftimet. Unë mund të kem një luftë për gjithçka dhe mund ta bëj atë një luftë të madhe dhe mund të jetoj me këtë, por pse duhet ta bëja? Kush do të hyjë pas meje? Do të jetë një ‘njeri’ po i vërtetë. Dhe deri atëherë Zoti na ndihmoftë “, u shpreh ai.

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV