“Dardanët” grumbullohen në Durrës, këta janë futbollistët që do të mungojnë në ndeshjet e nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është grumbulluar sot në hotel “Premium” në Durrës në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).

Për këto ndeshje Milot Rashica e Leart Paqarada nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë për shkak të vendimeve të rajoneve përkatëse që pas kthimit ata duhet të qëndrojnë në mënyrë të detyrueshme në karantinë dhe klubet kanë ushtruar të drejtën e dhënë nga FIFA që të mos i lejojnë lojtarët që të bashkohen me ekipin kombëtar.

Në 3 ndeshjet e këtij muaji do të mungojnë edhe Florent Muslija, i cili nuk është në gjendje t’ i bashkohet ekipit pas dëmtimit në ndeshjen e fundit, si dhe Benjamin Kololli, i cili është i suspenduar për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për shkak të kartonit të kuq pas ndeshjes kundër Greqisë.

Duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit me Zyrihun pësoi një dëmtim të lehtë në bashkëpunim me lojtarin është vendosur që të mos rrezikohet, meqë edhe ashtu do të mund të luante vetëm në ndeshjen miqësore. Ndërkohë, në miqësoren kundër Shqipërisë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca.

Në fakt, Valon Berisha pas problemeve konstante në shpinë në ndeshjet e fundit me klubin, është vendosur që të kryejë rikuperim të lehtë gjatë tri ditëve dhe pastaj t’ i bashkohet ekipit nga dita e enjte për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Ndërkaq, Voca ka pësuar një dëmtim në nxemje para ndeshjes së djeshme me klubin e tij dhe pritet të shihet rikuperimi i tij dhe përfshirja eventuale në ekip për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Lexo edhe :  Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Duhet theksuar se Dardanët kanë zhvilluar sonte në kompleksin “Tropical” në Durrës seancën e parë stërvitore.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV