Ekzekutuan babë e bir në Elbasan, në pranga 28-vjeçari, mik i Çapjave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit jep njoftim zyrtar për arrestimin e 28-vjeçarit Klajdi Dekoli, mik i afërt i fisit Çapja, si bashkëpunëtor në vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, në banesën e tyre.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Klajdi Dekoli, 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir), në banesë.

28-vjeçari Klajdi Dukoli akuzohet si një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri babë e bir të ekzekutuar në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Lajme të tjera

Web TV