“Vuçiç kërcënoi Kosovën për luftë”, Osmani: BE dhe NATO t’i përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është shprehur se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Vuçiç tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut me Kosovën, “në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”.

Ndërkohë, Osmani është shprehur se Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën për luftë dhe se për këtë deklaratë pret reagimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkroi Osmani në Twitter.

Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e Qeverisë armene.

Luftimet për kontrollin e këtij rajoni kanë shpërthyer qysh më 27 shtator, ndonëse këtë javë është shpallur një marrëveshje për armëpushim.

Një luftë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për këtë rajon ka përfunduar në vitin 1994 me armëpushim, por pa marrëveshje të paqes.

Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, tha të enjten Vuçiç.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Negociatat ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV