Maska të personalizuara, ky artist ju ndihmon të “ruani” identitetin në kohë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia i ka ‘detyruar’ artistët që të jenë kreativë, por duke iu përshtatur kohës që po jetojmë. Artisti brazilian Jorge Roriz i ka futur aftësitë e tij në punë për një vepër të mirë në këtë kohë pandemie. Ai bën maska, me fytyrën e përdoruesit të pikturuar, në mënyrë që askush “të mos e humbasë identitetin.”

Duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për piktura të thjeshta, Roriz shton edhe detajet më të vogla sa që ndonjë herë nuk dallohet nëse personat kanë vendosur maskë apo jo.

Në një vit normal, Jorge do të pikturonte skena të Karnavaleve të famshme të Rio de Janeiro, por tashmë merret me maskat kundër Covid-19.

Brazili është një nga vendet më të prekur nga koronavirus, mban numrin e tretë më të lartë të rasteve me koronavirus në botë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV