Skënderbeu nuk gabon në derbin e prefekturës, mund 3-0 Pogradecin, është në çerekfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mposht 3-0 Pogradecin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në një të premte të mbushura me të papritura, Skënderbeu ka ruajtur përqendrimin dhe gjakftohtësinë, duke mos gabuar në derbin e prefekturës përballë Pogradecit dhe duke fituar me rezultatin 3-0.

Një gol në çerekorën e parë të pjesës së parë dhe dy gola në të dytën u kanë mjaftuar korçarëve të korrnin një fitore komode dhe, bashkë me të, edhe vendin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, vendasve iu deshën vetëm 13 minuta lojë për të kaluar në epërsi me anë të Berishës.

Me këtë epërsi minimale të Skënderbeut është mbyllur pjesa e parë, ndërsa edhe e dyta do të flasë për korçarët, të cilët do të gjejnë golin e dytë në minutën e 57-të, me anë të futbollistit ganez, Alfred Mensah. Vetëm 9 minuta më pas, do të jetë sërish futbollisti 21-vjeçar nga Afrika që do të gjejë rrugën e rrjetës për vendasit.

Ai ka firmosur kështu edhe dygolëshin e tij personal në këtë takim. Gjysmëora e mbetur e ndeshjes nuk do të sjellë më gola të tjerë dhe Skënderbeu mund Pogradecin 3-0 dhe mbetet në luftë në të dy frontet për trofe në futbollin shqiptar, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV