E gjithë bota me sytë nga Covid, por ja sëmundja që rrezikon shumë jetën e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Shëndetit Publik jep një mesazh të fortë në Ditën Botërore të Diabetit, një sëmundje nga e cila vuajnë 425 milionë njerëz në mbarë botën. Mes të tjerash, ISHP thekson se parashikohet që diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030, pasi vdekjet pritet të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.

“#DitaBotëroreeDiabetit

? Rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё diabet

Kjo epidemi globale e diabetit qё po zhvillohet, do tё ndiqet mё pas nga njё rritje e shpejtё e mbipeshёs, pёrfshirё obezitetin dhe inaktivitetin fizik.

? Parashikohet qё diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030

Vdekjet totale tё shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.

  • Numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030
  • 3 në 4 persona me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta”, thuhet në njoftim.

Më tej ISHP sqaron se janё 2 tipe tё diabetit. “Diabeti Tip 1 i cili karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës, dhe diabeti Tip 2 i cili shkaktohet nga përdorimi joefektiv i insulinës nga trupi.

  • Mbi 1 milion fëmijë dhe adoleshentë vuajnë nga diabeti tip 1.

? Tipi i 3-tё i diabetit ёshtё diabeti gestacional.

Ky tip karakterizohet nga hiperglicemia, apo rritja e sheqerit në gjak, me vlera mbi normalen por mё tё ulëta se vlerat diagnostikuese tё diabetit, dhe ndodh gjatё shtatzënisё. Femrat me diabet gestational kanё një rritje të rrezikut pёr komplikacione gjatë shtatzënisë dhe në lindje. Gjithashtu, ato kanë rrezik mё tё lartё pёr tё zhvilluar diabet Tip 2 në të ardhmen.

  • Në shtatzëni 1 në 6 lindje preket nga niveli i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia)

? Diabeti Tip 2 ёshtё mё i shpeshtё se diabeti Tip 1.

Në mbarë botën 90% e njerëzve që vuajnë nga diabeti kanë diabetin Tip 2. Nëse më parë fëmijët me diabet Tip 2 kanë qenë të rrallë, tani kemi një rritje të këtij tipi të diabetit te fëmijët në mbarë botën, dhe në disa vende përbëjnë gati 1/2 e rasteve të reja të diagnostikuar me diabet te fëmijët dhe adoleshentët.

? Sёmundjet kardiovaskulare janё përgjegjëse për 50%-80% të vdekjeve te njerëzit me diabet.

Diabeti është bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisё dhe vdekjeve të parakohshme në shumicën e vendeve, kryesisht nëpërmjet rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).

? Diabeti ёshtё shkaku kryesor i verbёrisё, amputimit tё gjymtyrёve dhe insuficiencёs renale. Mungesa e ndёrgjegjёsimit rreth diabetit, kombinuar me aksesin e pamjaftueshёm tё shёrbimeve shëndetësore dhe barnave esenciale, mund të çojë në komplikacione të tilla si verbëri dhe amputim të gjymtyrëve.

? Diabeti tip 2 mund të parandalohet

30 minuta aktivitet fizik i moderuar për 5 ditë në javë dhe një dietë e shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2. Diabeti tip 1 nuk mund të parandalohet”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Shqiptarët “zaptojnë” ishullin e Instagramit, goditet grupi kriminal në Mykonos!

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV