Ndeshja me Kazakistanin/ Reja: Kam zgjedhur lojtarët që më përshtaten më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Edy Reja, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp dhe ka folur në lidhje me përballjen e nesërme kundër Kazakistanit. Sigurisht ai nuk iu shmang as pyetjeve të tjera, edhe për lojtarë të veçantë që luajtën në sfidën kundër Kosovës të mërkurën.

“Nuk e kam të vështirë të bëj zgjedhjet e mia. Tani jemi më të plotë. Kanë ardhur lojtarë si Gjasula dhe Cikalleshi, lojtarë me eksperiencë dhe fizikisht të fortë. I kam bërë zgjedhjet e mia. Jam i lumtur që kam marrë disa vlerësime nga miqësorja me Kosovën. Nuk jam i kënaqur thjesht me rezultatin, por edhe me paraqitjen e lojtarëve. Mora atë që prisja, sinjale të mira për të ardhmen. Punojmë edhe për skuadrën e të ardhmes. Miqësoret janë që të provohen edhe të rinjtë”, tha Reja.

I pyetur lidhur me formacionin, ai tha se le ta përfundojmë këtë cikël me këtë modul, pasi na jep garanci. “Nuk kemi pse ndryshojmë tani modulin e lojës. Rezultatet më kanë dhënë të drejtë deri diku. Nuk ndryshojmë sot kaq shpesh. Kam bindjen të vazhdojmë kështu. Ndoshta mund ta rishikojmë pas këtyre dy ndeshjeve. Gjithçka bëhet në varësi të lojtarëve. Lojtarët janë të motivuar dhe shpresoj të marrim maksimumin në këto ndeshje”.

Ndërsa për ndryshimet në formacion ai sqaroi se zakonisht ka dy lojtarë për çdo rol, por vetëm një luan. “Lojtarët që kanë luajtur më kanë krijuar siguri dhe kanë luajtur mirë. Kemi marrë rezultate të mirë dhe ndonjëherë jo atë që kemi dashur. Nuk morëm maksimumin muajin e shkuar dhe tani jemi të detyruar të fitojmë sfidat e radhës. Nuk ka skuadra të lehta, mbetemi favoritë sigurisht. Kam zgjedhur lojtarët që më përshtaten më shumë.

Kazakistanin e njohim më mirë. E dimë ku janë pikat e forta dhe të dobëta dhe shpresojmë të fitojmë e të marrim tre pikët. Pastaj do kemi mundësinë të mendojmë e të flasim edhe për ndeshjen e radhës me Bjellorusinë”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Lajme të tjera

Web TV