Rama: Duam mandatin e tretë që të arrijmë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka treguar se përse kërkon nga shqiptarët që t’i japin një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, shqiptarët duhet ta votojnë që të vazhdojë punën “për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë”, ose përndryshe ky vend nuk do ta mbyllë hendekun e madh mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Rama shprehet se ky mandat i tretë nuk do të jetë për të, por për Shqipërinë.

“Pse e dua mandatin e tretë?

Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.
Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.

Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Të fundit

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV