Tubim mbështetjeje për Trumpin në Uashington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump, po mblidhen në Uashington për të shprehu përkrahje ndaj pretendimeve t tij – deri më tash të pabazuara – për mashtrim të votuesve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar duke përfshirë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë), Oath Keepers dhe QAnon e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta, raporton BBC.

Një numër demostratash janë planifikuar të zhvillohen gjatë ditës, një prej tyre e titulluar “Një Milion për MAGA” (fraza e presidentit: E bëjmë Amerikën Përsëri të Madhërishme); një demonstrim i “Grave për Trumpin” si dhe një protestë me titullin “Mjaft me Vjedhje”.

Tubimet e së shtunës janë reklamuar nga figura të medias konservatore si dhe organizata të nacionalistëve të bardhë dhe pritet të përballen nga demonstrata rivale me protestues të grupeve anti-raciste dhe organizatave të majta, transmeton Zëri i Amerikës.

Organizata e ekstremit të djathtë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) tha se disa anëtarë të saj do të marrin pjesë dhe se Alex Jones, personalitet mediatik i portalit me teori konspirative “Infowars” do të kryesojë një autokolonë nga Teksasi që do të marrë pjesë në demonstrimin “Mjaft me Vjedhje”.

Të premten, presidenti komentoi në Twitter: “Të ngrohet zemra kur sheh një mbështetje të jashtëzakonshme, sidomos me tubimet që po organizohen në të gjithë vendin, përfshirë demonstrimet e mëdha në Uashington të shtunën. Ndoshta do të dal t’i përshëndes”.

Sipas mediave amerikane, demokrati Joe Biden i ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Biden ka kaluar pragun prej 270 votash sa i duhen një kandidati në Kolegjin Zgjedhor.

Megjithatë Trump, deri më tash, nuk e ka pranuar humbjen. Ai ka nisur një sfidë ligjore në disa shtete dhe ka bërë akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor – por përpjekjet e tij deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.rel

Lexo edhe :  Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

Lajme të tjera

Web TV