Sekuestrohen 191 pistoleta, goditet grupi që trafikonte armë nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i shtrirë në Turqi-Bullgari dhe Shqipëri, i mbështetur dhe nga Europol ka shkatërruar një grup të trafikut të armëve të zjarrit.

Policia shqiptare ne bashkëpunim me homologet rumunë dhe ata bullgarë ka arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 191 pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Mësohet se armët e gjetura dhe që janë sekuestruar në Shqipëri variojnë nga çmimet 1000-2500 euro.

Në operacionin e koduar ‘Bosfori’, të udhëhequr nga policia rumune u përfshirë 24 vende evropiane.

Midis datave 2 dhe 11 nëntor operacioni 1-vjeçar ‘Bosfori’ u përmbyll me një aksion të përbashkët ku oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish, bën me dije Europol.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime. Konkretisht, 11 persona janë vënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 191 pistoleta dhe një sasi e madhe municioni./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Qëndro ashtu siç je”/ Jozi reagon pas komenteve të Loredanës në spektaklin e së martës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram pas komenteve...

KUJDES/ Nesër mund të ndërpriten fluturimet nga Tirana drejt Brukselit dhe anasjelltas

Ditën e nesërme, e enjte 13 shkurt 2025, do të ndërpriten fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Brukselit dhe anasjelltas. BalkanWeb mëson se asnjë...

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara të regjistrimit, që nuk i përdor më sot askush....

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Rio de Zhaneiro, të paktën 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kostumesh karanavalesh në Rio de Zhaneiro. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga shpërthimi kanë mbetur...

Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Blendi Kajsiu Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi...

Lajme të tjera

Web TV