OSBE prezanton ambasadorin e ri në Tiranë, do të zëvendësojë Berndt Borchard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një italian do të drejtojë për katër vite prezencën e OSBE-së në Shqipëri

Ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm disa muaj larg është prezantuar kryetari i ri Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ambasadorin Vincenzo Del Monaco, i cili ka mbi supe 23 vite karrierë në shërbimin diplomatik Italian.

Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë. Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Del Monaco do të zëvendësoje në këtë detyrë, ish-ambasadorin, Berndt Borchard.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat...

1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Në verën e vitit 1925, qyteti i vogël Dayton, në shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara, u kthye papritur në qendër të debatit kombëtar...

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Lajme të tjera

Web TV