Kapitenia kuqezi, 18 pikë në fitoren në 5 sete ndaj ish-skuadrës së saj. Erblira Bici ishte shënuesja e dytë më e mirë e skuadrës së saj dhe shënuesja e 4-të më e mirë e gjithë ndeshjes, me 18 pikë të realizuara në fitoren që skuadra e saj aktuale, Kuneo, arriti në 5 sete në fushën e vet ndaj ish-skuadrës së saj sezonin e shkuar, Busto Arcizios.
E ka lënë prapa dëmtimin që pësoi dhe është rikthyer në formën e saj më të mirë, duke ndihmuar të korrë fitoren e 4-të në 7 ndeshjet e para të atij që ka qenë padyshim një fillimsezoni i vështirë.
Erblira Bici ishte shënuesja e dytë më e mirë e skuadrës së saj dhe shënuesja e 4-të më e mirë e gjithë ndeshjes, me 18 pikë të realizuara në fitoren që skuadra e saj aktuale, Kuneo, arriti në 5 sete në fushën e vet ndaj ish-skuadrës së saj sezonin e shkuar, Busto Arcizios.
Ka qenë një betejë e vështirë prej plot dy orësh e 15 minutash kjo ndeshje dhe fitorja e skuadrës së volejbollistes shqiptare merr më tepër vlerë nga fakti se shumica dërrmuese e lojtare sapo janë kthyer nga ndërprerja prej disa javësh për shkak të infektimit me “Covid-19” dhe nuk ka qenë në 100 % të formës së tyre fizike.
Skuadra e kapitenes kuqezi e ka udhëhequr setin e parë, duke e fituar atë pas 33 minuta me shifrat 25-23, por skuadra mike ka reaguar në setin e dytë, fuke e fituar atë shpejt dhe bindshëm 25-18.
Seti i 3-të ka qenë i luftuar, por ekipi i Bicit e ka fituar atë 26-24, ndërsa edhe më i lufuar ka qenë seti i 4-t, që shkon në pikët shtesë dhe që fitohet nga skuadra mike me shifrat 27-25. Sidoqoftë, skuadra e shqiptares ka qenë dominuese në setin e 5-të dhe të fundit, duke e kryesuar atë vazhdimisht dhe duke e fituar 15-10 dhe bashkë me të gjithë takimin me shifrat 3-2.
Kjo ishte edhe një hakmarrje e sportistes 1 m e 86 cm të lartë ndaj ish-skuadrës së saj, ku sezonin e shkuar nuk pati marrë hapësirën që meritonte./Bl.Ba/Fjala.al